Një cisternë me lëndë kimike është sulmuar në Oqenian Indian mëngjesin e së shtunë nga një dron i lëshuar nga Irani, tha departamenti amerikan i mbrojtjes. Nga incidenti një zjarr u ndez në cisternën e anijes CHEM PLUTO, i cili u fik menjëherë, ndërsa nuk janë shënuar viktima. Cisterna ishte me flamurin e Liberisë, në pronësi japoneze dhe e operuara nga Holanda.