Irani e ka hedhur poshtë propozimin e SHBA-së, duke e quajtur si “të tepruar” dhe ka përsëritur kushtet e tij për një armëpushim të mundshëm. Media iraniane, “Press TV”, duke cituar një zyrtar të lartë, thotë: “Irani do ta përfundojë luftën kur të përmbushen kushtet e tij. Nuk do të zhvillohen negociata para kësaj kohe.” Zyrtari përshkroi kërkesat, duke përfshirë: “ndërprerjen e sulmeve dhe vrasjeve, garanci kundër konflikteve të ardhshme, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, fundin e luftimeve në të gjitha frontet që përfshijnë grupet aleate dhe njohjen e autoritetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit”.