Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu
01/03/2026 19:57

Irani po hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të tij suprem dhe sulmeve amerikane e izraelite, duke sulmuar vendet e Gjirit për të dytën ditë me radhë. Një bazë ushtarake e Emirateve Arabe është shënjestra e fundit. Raportohet se baza detare në Abu Dhabi strehonte forca ushtarake franceze, por një sulm me dronë drejt saj ka shkaktuar një zjarr të madh. Sipas, ministrisë së mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe në të gjithë vendit ka pasur 3 viktima nga sulmet iraniane. Më herët një raketë iraniane goditi një hotel me pesë yje në zonën ekskluzive Palm Jumeirah, duke shkaktuar zjarr pranë hyrjes së godinës, ku pati edhe 4 të plagosur. autoritetet e Dubait deklaruan se zjarri ishte shkaktuar nga mbetje të një droni të kapur nga sistemet mbrojtëse ajrore. Sipas tyre, dëme të vogla u raportuan edhe në “Burj Al Arab”, si dhe në një pjesë të “Dubai International Airport”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Autoritetet raportuan edhe për një incident në “Zayed International Airport” që shkaktoi një viktimë dhe shtatë të plagosur. Në Bahrein, një dron iranian shpërtheu pranë një ndërtese shumëkatëshe, duke e përfshirë atë në flakë. Raportohet se më herët ishte goditur edhe agjencia e sigurisë kombëtare e vendit. Pamje të publikuara në rrjete sociale duket se tregojnë gjithashtu një raketë që godet bazën e madhe detare amerikane në ishull. Në Kuvajt, një dron u rrëzua në aeroportin kryesor të vendit, duke shkaktuar plagosjen e disa punonjësve dhe dëmtime materiale. Vëmendja është përqendruar edhe te Hezbollah, grupi i mbështetur nga Irani, i cili më herët kishte paralajmëruar se vrasja e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, do të përbënte një “vijë të kuqe”.

Top News – Festa e Sulltan Novruzit. Bektashianët kremtojnë lindjen e dritës ndaj errësirës
22/03 13:57
Top News – Sfidat e të rinjve. Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe
22/03 13:43
Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
Top News – Çmimi i naftës, Rama: Nuk do të tolerojmë abuzuesit në treg
22/03 10:31
Top News – ‘Ekonomia, rritje e qëndrueshme’, Rama: Në 2030 PBB rritet me 32 për qind
22/03 10:31
Top News – Kompensimet e ushtarakëve, Rama: 12 për qind më shumë fonde për mbrojtjen
22/03 10:30
Top News – Raporti i Freedom house, Rama: Shqipëria, vendi më i lirë në rajon
22/03 10:30
Top News – Rama flet për rritjen ekonomike dhe rritjen e çmimit të naftës
22/03 10:25
Top Channel/ “Ndërhyrje e përkohshme në akcizën e naftës”, Rama: Nuk janë evidentuar raste abuzimi
22/03 10:07
Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
DIGITALB DIGITALB