Agresioni kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë nuk ndalet paçka se vendi ynë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin Pas goditjes të 15 Korrikut, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare. Top Channel mëson se sulmi është evidentuar nga specialistët e policisë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00.