Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt. “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar,” deklaroi Trump duke shtuar se fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij. Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran, përfshirë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë goditur gjithashtu.