Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka qenë i pari që ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh. Në fjalën e tij, Imzot Gjergji deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur, edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim e unitet.