Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se do të takojë kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, ndërkohë që do të promovojë edhe Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë.