Kryeministri Edi Rama ishte në Theth ku bashkëbisedoi me banorë të zonës për paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male në funksion të shtimit të turizmit. E për të patur një shumëfishim të turistëve në këtë zonë infrastruktura rrugore merr një rëndësi të posaçme siç është Rruga e Dukagjinit, ku përfshihen disa fshatra.