Po gjejnë zbatim projektet e qeverisë për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese. Kryeministri Rama ka ndarë sot me ndjekësit pamjet e pastrimit dhe rehabilitimit të kanaleve kulluese në Libofshë të Fierit. Rama shprehet se ky kanal shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore. Përmes rehabilitimit të sistemeve të kullimit, synohet parandalimi i përmbytjeve por edhe rritja e produktivitetit të tokave bujqësore.