Invalidët e punës kanë dalë të protestojnë para Ministrisë së Financave me tetë kërkesa për qeverinë, pasi pretendojnë se janë kategori e diskriminuar. Ata shprehen se me pensionet e tyre aktuale e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me rritjen e çmimeve Sindikata kërkon indeksim të pensioneve të invalidëve të punës, në përputhje me rritjen e çmimeve dhe rimbursimin e energjisë elektrike apo të ilaçeve të domosdoshme për shëndetin e tyre.