Në skenën dhe qytetin ku nisi gjithcka nga dy muzikantët e medhenj Avni Mula dhe Ibrahim Tukiqi, aty u rikthyen edhe bijtë e tyre për të ndëruar prindërit me një mbrëmje homazh. Kengetaret me fame botërore Inva Mula dhe Genc Tukiqi, pas me shume se 15 vitesh, u ngjiten serish në teatrin “Migjeni” duke sjellë një performace që I kishte munguar qytetit, me kenget e kompozuara dhe kenduara nga prinderit e tyre.