Deputeti demokrat Xhelal Mziu thirri në interpelancë ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e Rrugës së Arbrit. Sipas Mziut, pavarësisht kostove të larta të këtij investimi, projekti që po zbatohet nga kompania Gjoka Konstruksion është ende i paplotë dhe jashtë standardeve. Por, ministrja Balluku tha se rruga e Arbrit është një ndër projektet më me rëndësi për zonën. Debatet mes tyre agravuan deri në akuza personale.