Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në një seancë ku pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë çështjesh të rëndësishme ligjore dhe institucionale. Në rendin e ditës përfshihen interpelanca me ministra, seanca pyetje–përgjigje, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve, përfshirë ngritjen e komisioneve hetimore dhe zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.