Ditët e sotme të gjithë ne e kemi më thjeshtë të shtypim butonin e thirrjes në një aplikacion mesazhesh sesa ta gjejmë atë në kontaktet e telefonit. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat nga AKEP, të cilat tregojnë se gjatë 2020-ës dhe 2021-it konsumi mesatar i internetit është rritur. Në vitin që lamë pas është shënuar edhe një rekord për përdorimin mesatar të internetit që ka arritur mesatarisht në 6.4 gigabyte për përdorues.