Top Channel/ Integrimi, Spiropali pret në një vizitë zyrtare homologen austriake
25/11/2025 19:32

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë. Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. “Jam vërtet e lumtur t’i jap mirëseardhjen sot një mikeje të vendit tonë, Beate Meinl-Reisinger, Ministre Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, në vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri. E nderuar ministre, e dashur Beate. Ishte 13 nëntor 1912, kur Ismail Qemali, babai themelues i shtetit shqiptar, takoi Leopold Bertold, Ministrin e Jashtëm austro-hungarez. “Flamurin e kam, por nuk kam shtizën ku ta naltoj. Dhe flamurin pa shtizë, e merr era që fryn në Ballkan”, i tha atë ditë historike Ismail Qemali. “Për shtizë të flamurit tuaj, keni bajonetën austriake”, qe përgjigja e Kontit. Me këtë premtim, me një avullore austriake, Ismail Qemali dhe 14 patriotë mbërritën në Shqipëri. Pjesën tjetër, e ka shkruar historia. Dhe kjo është një histori, ku në të gjithë faqet e saj, Austria është një ndër miqtë tanë më të besuar dhe më të zëshëm. Prandaj, jam posaçërisht mirënjohëse dhe falenderuese, që në këtë moment kyç të vendit tonë, kur gjendemi në pragun e derës së shtëpisë europiane, historia rezonon. Por, unë besoj se kjo vizitë, shërben gjithashtu për të provuar se Europa jeton jo vetëm në kryeqytetet e saj tradicionale, si Viena. Ajo jeton kudo ku vlerat europiane ekzistojnë, admirohen dhe ndiqen. E askund tjetër më shumë se në Shqipëri, nuk ekziston sot një mbështetje dhe një admirim kaq unanim për Europën. E nderuar Ministre, mirëseerdhe në Tiranën që nuk na përket vetëm ne, por i përket të gjithë Europës. Shqipëria është mirënjohëse ndaj Austrisë për gjithë mbështetjen e dhënë dhe kjo vizitë, është pa dyshim shprehje e një vullneti të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ashtu siç ka thënë Karl Kraus, tre herë kandidat për Nobelin e Literaturës, “e ardhmja nuk është thjesht ajo që do të ndodhë, por ajo që do të imagjinojmë”. Imagjinuam sot me homologen dhe miken, një të ardhme në të cilën aksi Tiranë-Vjenë do të jetë shumë më dinamik në të gjithë drejtimet; politikisht, ekonomikisht, sa i përket sigurisë, etj. Në fuqizimin e këtij aksi, një rol thelbësor do të luajë pa dyshim, edhe komuniteti shqiptar në Austri, si dhe ai komunitet gjithmonë edhe më i madh, i investitorëve dhe sipërmarrësve austriakë në Shqipëri. Sa i përket rrugës sonë integruese, rikonfirmuam me Ministren Federale axhendën shumë ambicioze të punës, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe për anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade. Në këtë drejtim, mbështetja parimore dhe pragmatike e Austrisë, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të rajonit kanë bërë dhe do të vijojnë të bëjnë një diferencë të rëndësishme për vendin tonë. Sa i përket raportit të Komisionit Europian, përtej vlerësimit për përparimin e paprecedent; kujtoj që hapja e të gjithë grupkapitujve në 14 muaj është një risi në historinë e Bashkimit Europian; theksova se Shqipëria mbetet e angazhuar për të transformuar sa më parë rekomandimet në programe konkrete pune. Europa për ne është jo vetëm objektivi kryesor kombëtar, por edhe një shans historik për transformimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës, ekonomisë, tregut dhe shoqërisë shqiptare. Duke rritur çdo ditë standardet e ofruara dhe mirëqenien për qytetarët tanë. Qartësisht, pavarësisht progresit ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se Shqipëria ka ende rrugë sfiduese përpara. Dhe raporti evidenton qartë kapitujt ku ka nevojë për ritëm të shtuar. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që gjetjet e raportit t’i shndërrojmë në një program të mirëfilltë pune për institucionet tona. Rikonfirmuam, po ashtu, bashkëpunimin e ngushtë në kuadër të organizmave ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Austria ndajnë të njëjtën dëshirë për stabilitet dhe të njëjtat vlera, sa i përket barazisë, dinjitetit njerëzor, të drejtave të njeriut, etj. Investimet austriake luajnë një rol kyç në sektorë të rëndësishëm si energjia, bankat, ndërtimi, turizmi dhe teknologjia, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë. Prioritet absolut për Shqipërinë mbetet fuqizimi i mëtejshëm i investimeve dhe sipërmarrjeve austriake në sektorët kyç të ekonomisë sonë. Në përfundim, ramë dakord të vijojmë dialogun tonë strategjik në formate të ndryshme, të masim progresin me objektiva të përbashkëta dhe të hapim kapituj të rinj bashkëpunimi. Albanologu austriak, Maksimilian Lambertz ka thënë se “historia e Europës nuk do të jetë e plotë, përsa kohë Shqipëria të mos lejohet të shkruajë kapitullin e saj”. Sot, për fat të mirë, askush nuk na pengon të shkruajmë historinë tonë. Por, pa Austrinë dje, pa Austrinë sot dhe pa Austrinë nesër, historia e shqiptarëve dhe Shqipërisë, do të ishte e paplotë! Prandaj, edhe një herë, mirënjohje dhe falenderim për këtë miqësi dhe mbështetje të palëkundur. Jam e lumtur që së shpejti do të kemi mundësi të takohemi në Vienë, në kuadër të takimit të “Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor” të organizuar nga ju e dashur ministre, ku do ta avancojmë edhe më tej axhendën tonë të përbashkët evropiane”, tha Spiropali. “Shqipëria është një partner i besueshëm. Procesi i reformave është shumë i rëndësishëm. Shqipëria me ambicie të mëdha dhe angazhim shumë të madh është duke përmbushur kërkesat që i janë vënë dhe Austria ju mbështet për këtë”, u shpreh ministrja austriake Beate Meinl-Reisinger.

Top Channel/ “Në Finlandë…’, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Për emrat e banorëve të Pekinit…
14/03 18:58
Top News – Politika uron Ditën e Verës. Begaj e Rama mesazh, Berisha ndalet në Elbasan
14/03 12:51
Top Channel/ Berisha në Elbasan për Ditën e Verës: Festën tjetër, të keqen t’ia kemi lënë dimrit
14/03 12:39
Top Channel/ Berisha shkon në Elbasan në Ditën e Verës: Të keqen ia lanë dimrit dhe Ramës
14/03 12:21
Top Channel/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I mbylli dyert Europës
13/03 22:48
Top Channel/ “Irani, sponsor i terrorizmit”! PS çon pr.rezolutën në Kuvend
13/03 19:38
Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03 19:35
Top Channel/ Përgjigjja e plotë e Ramës për ambasadorët: S’lejoj të më shihni nga lart poshtë
13/03 15:50
Top Channel/ Nafta, PD kritika qeverisë/ Bozdo: Nuk po merr masa, duhet ndryshuar ligji
13/03 15:21
Top Channel/ Rama përplaset ashpër live me gazetaren, ja c ndodhi në konferencë
13/03 14:56
Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për…
13/03 14:24
Top Channel/ Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje, Rama: Ka shumë vende që se kanë përdorur kurrë…
13/03 13:55
Top Channel/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret
13/03 13:52
Top Channel/ ’Mendoni se gjithë bota mezi po pret Porto Romanon?’, Rama: Fuqizimi i shqiptarëve…
13/03 13:51
Top Channel/ ‘Asnjë prokuror nuk mund të pengojë më funksionin e vendit’, Rama: Imuniteti…
13/03 13:51
Top Channel/ A mund të rendisni disa shtete që kanë penguar ‘Porto Romanon’? Ja si përgjigjet Rama
13/03 13:40
Top Channel/ ‘Shoqata e molotovarëve s’ka ligje’, Rama sulmon opozitën:Procesi i zgjerimit mund …
13/03 13:39
Top Channel/ Ambasadorja e SHBA-së në Athinë takoi Ramën, Kryeministri: Diskutuam për çështje…
13/03 13:38
Top Channel/ ‘Parlamenti nuk është noteri i prokurorisë’, Rama flet sërish për çështjen Balluku
13/03 13:25
Top Channel/ ‘S’mund të marrësh peng një konferencë shtypi’, Rama gazetares: Hera e fundit që…
13/03 13:24
DIGITALB DIGITALB