Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim në Berat me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit, për të folur për rritjen e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimin e taksave dhe skemat e tjera mbështetëse për këtë sektor, me synimin që të arrihet një standard prodhimi që të jetë i tregtueshëm për tregun e madh të BE-së.