Universiteti Europian i Tiranës ka nisur kontributin në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane duke vlerësuar gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit në BE. Kështu një dinamike e re vihet re në auditoret e UET, me bashkëpunimin mes Fakultetit të shkencave humane,të edukimit dhe arteve liberale dhe fakultetit të shkencave juridike marrëdhënieve ndërkombëtare, ku pedagogë , kërkues shkencorë, studentë por edhe përfaqësues institucionesh, rregullatorë shtetërorë janë përfshirë në një proces ndërveprimi me njëri tjetrin për të përshpejtuar integrimin.