Bashkimi Evropian nis zyrtarisht projektin e mbështetjes prej 7.2 milionë eurosh për integrimin e Shqipërisë. Kjo iniciativë synon të ndihmojë qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Projekti do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE. Përmes ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE-ja do të ndihmojë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.