Muzika antike apo siç njihet ndryshe muzika baroke u kthye në Korçë nga instrumentistë shqiptare dhe italianë në edicionin e 8 të festivalit Vox Baroque. Në oborrin e muzeut arkeologjik të Korçës tingujt e muzikës elitare kanë sjellë një mbrëmje të veçantë. Edhe pse jo shume i njohur ky zhaner muzikor është luajtur herët edhe në vendin tonë, ndërsa për artistin Jusuf Beshiri qe prej vitesh përpiqet të sjellë repertorin barok duket se interesi i publikut po rritet e po ashtu edhe instrumentistët e konsiderojnë këtë një itinerar muzikor dhe turistik te veçantë.