Në prag të rifillimit të dialogut në Bruksel, Kosova ka filluar hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi serb. Për herë të parë ky institut pritet të krijohet përmes një ligji të veçantë, me staf dhe buxhet të veçantë për hulumtimin dhe verifikimin e të gjitha krimeve të kryera.