Shumica socialiste mendon se ka ardhur koha për modernizimin e punës së parlamentit në rolin që i jep kushtetuta për monitorimin e punës së qeverisë dhe institucioneve të pavarura që raportojnë në parlament. Për ta arritur këtë nga grupi parlamentar socialist është ngritur një grup pune i kryesuar nga Eduard Shalsi i cili për Top Channel tregon detajet e kësaj iniciative.