Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë çifti i politikës shqiptare që shpesh kanë përcaktuar balancat dhe agjendat politike në Shqipërinë pluraliste. Shpesh, ndikimi i fortë i këtij binomi politiko-familjar është parë me dyshim për qëndrime apo aksione të caktuara lidhur me qëllime që fshehin interesa të ngushta. Në puntatën e kësaj të mërkure programi Inside Story do të sjellë një hulumtim të plotë për rrugëtimin e dyshes Meta-Kryemadhi në tre dekada.