Rreth 30-35% e ekonomisë shqiptare është informale. Ky është vlerësimi i Bankës Botërore pasi vetë qeveria nuk ka shifra se sa është kjo dukuri. Me gjithë aksionet dhe nismat e ndërmarra, raportet e institucioneve ndërkombëtare dëshmojnë se nuk kanë qenë efektive në luftën ndaj evazionit fiskal.