Indeksi i çmimeve të konsumatorit ka ardhur në ulje për muajin e katërt radhazi. Gjatë prillit treguesi arriti nivelin 4.6% nga 5.3% që ishte një muaj më parë, ndërsa ka rënie të ndjeshme nga niveli 7.2% në fillim të vitit. Ulja e inflacionit ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimeve të hidrokarbureve. Grupi i transportit po vjen me vlera negative duke treguar normalizimin e çmimeve të naftës. Me vendimin e fundit nga bordi i transparencës, nafta arriti çmimin më të ulët në një vit e gjysmë, ndërsa dhe çmimet e energjisë elektrike në bursë kanë arritur në nivelin e 150 eurove për megavat/orë.