Inflacioni ka shtuar ndjeshëm vjedhjet nëpër dyqane në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Në disa supermarkete po ngjiten me magnetë sigurie madje edhe pakot e djathit, biftekëve, ndërsa ato ekspozuese të kafesë zëvendësohen në rafte nga pako bosh. Të dhënat e Shoqatës Amerikane të Tregtisë me Pakicë dhe kompanive të tjera, janë shqetësuese.