Rritja e fortë e çmimeve po rëndon ndjeshëm qytetarët, veçanërisht ato me të ardhura të pakta. Kjo ka bërë që inflacioni të kapërcejë objektivin e bankës së Shqipërisë 3% për të dytin muaj radhazi, duke kulmuar në dhjetor me 3.7% kryesisht prej shtrenjtimit të produkteve të shportës dhe karburantit. Kjo normë e lartë inflacioni sipas ekspertit për ekonominë Enton Duro mund të shtojë edhe presionin për rritje të pagave, që dukshëm nuk shkojnë në të njëjtin trend me shtrenjtimin e çmimeve.