Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës ka regjistruar rreth 1500 studentë të rinj, 10% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa regjistrimet vazhdojnë. Dega më e preferuar mbetet Infermieria, ku janë plotësuar të gjitha kuotat që në raundin e parë. Gjithashtu, programet më të kërkuara janë ato të programimit dhe shkencave kompjuterike, si dhe Financë-Kontabilitet dhe Menaxhim Biznesi.