Një infermiere e dashuruar me alpinizmin. Ngjitje pas ngjitje në mal, duke eksploruar Alpet e Shqipërisë, këtë verë Mirela Xherri vendosi të ngjis majën më të lartë të Europës Perëndimore. Mamia e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ arriti në 4810 m mbi nivelin e detit në Mont Blanc, duke shënuar një përvojë të papërsëritshme.