Edhe pse Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë rreth 20-30 raste me Covid, në fakt ka më shumë të infektuar por jo të gjithë testohen. Me virozat e stinës dhe grumbullimet e festave ka një përhapje në masë të infeksioneve virale. Por a është Covid apo një grip i lehtë kjo duhet konfirmuar nga institucionet shëndetësore. Çfarë dimë është se gjithsecili prej nesh ka dikë të sëmurë në shtëpi apo në punë…