Infektimi me Covid është në rënie të dukshme edhe në Shqipëri. Numri i rasteve aktive ka rënë gati 44% krahasuar me mesin e janarit kur mendohej të ishte piku i infektimit dhe po kështu ka rënie edhe pozitiviteti, pra rastet që rezultoi pozitiv karshi numrit të testimeve që kryhen.