Shifrat e të infektuarve me covid në vendin tonë mbeten të larta edhe pse vihet re një rënie e lehtë e numrit të të prekurve çdo 24 orë. Por këtë javë janë shtuar humbjet e jetës, madje në mosha të reja. Tre persona humbën jetën një ditë më parë, dy prej të cilëve 60 dhe 70 vjeç.