Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate në Goa, një shtet indian i njohur për jetën e natës dhe turizmin. Midis viktimave të zjarrit, i cili shpërtheu rreth mesnatës, disa ishin turistë. "Sot është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë ne në Goa", tha kryeministri i Goas, Pramod Sauant.