Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi këtë të mërkurë Indeksin e Biznesit për vitin 2021-2022, një vëzhgim me 230 anëtarët e saj, sipërmarrje të shumëlllojshme, që përfaqësojnë komunitetin më të madh të biznesit në Shqipëri. Indeksi vjetor shënoi një përmirësim të klimës së biznesit në krahasim me një vit më parë (+3.77), e lidhur kjo më së shumti me hapjen dhe rimëkëmbjen pas pandemisë COVID 19.