Kryeprokurori Altin Dumani dhe Flamur Noka u përplasën në Komisionin e Ligjeve. I pyetur nga Noka për hetimin e inceneratorëve, Dumani u shpreh se shkak është mënyra e kallëzimeve. Por, situata u tensionua kur demokrati e pyeti kryeprokurori nëse prokurorët kanë dekonspiruar dosjen. Dumani e quajti fyese një akuzë të tillë.