Albin Kurti vonoi pak në reagimin e tij ndaj plagosjes dhe rrëmbimit të një serbi në veri të Kosovës. Por kryeministri në detyrë duket kërkoi që përgjigjen e tij ta mbështeste në informacione të sakta, përpara se të pohonte publikisht se personi në fjalë u shënjestrua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic”.