Prokuroria Themelore e Prishtinës ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ministrin Hekuran Muratin dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku për përfshirje në rrahjen në Kuvendin e Kosovës. Lushtaku është ftuar si i dyshuar për sulm, sipas njoftimit të Prokurorisë, derisa bëhet e ditur se janë intervistuar edhe deputetët tjerë të opozitës, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu. Megjithatë priten edhe intervistime të tjera në rastin e dhunës që zuri vend të enjten në Kuvendin e Kosovës.