Deputeti socialist Vullnet Sinaj u paraqit këtë pasdite në SPAK, për t’u pyetur për incidentin në Kuvend me deputetin demokrat Bledjon Nallbati. Për Top Channel, Sinaj u shpreh se dëshmoi “atë që panë të gjithë” dhe tregoi se nuk do të pranojë të bëjë ekspertizë mjeko – ligjore.