Ivi Kaso: Në cilësinë time si drejtues i PD qarku Korçë, në emër të PD, përfitoj nga rasti që të rinovoj edhe njëherë kërkesën e ndjesës kundrejt gjithë qytetarëve që kanë ndjekur imazhet e incidentit të djeshëm. Lidhur me pjesën tonë të përgjegjësisë në këtë incident, u tërhoqëm pa dashjen tonë. Nga ana tjetër është përgjegjësia jonë që të denoncojmë menjëherë instrumentalizimin politik që po i bëhet kësaj ngjarje për interesa të ngushta personale të Niko Peleshit i cili është një person i përfshirë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit dhe në çdo lloj dezinformimi që po i bëhet opinionit publik për ngjarjen.