Buldozerët e vendosur në rrugë nga protestuesit në Jarinje dhe Bernjak kishin për qëllim rrënimin e pikave kufitare. Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ky skenar i Serbisë do të realizohej nëse aty nuk do të ishin Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës. Për këtë, kryeministri ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.