Situata aktuale në inceneratorin e Fierit ka bërë që të zbresin në terren anetarët e komisionit hetimor për inceneratorët. Deputetët e opozitës theksuan se në këtë incenerator ende nuk ka nisur puna edhe pse sipas tyre koncensionari ka marrë pagesat. Për Ermonela Felaj dhe anëtaret e tjerë socialist të këtij komisioni, ky incenerator nuk është fantazëm, siç pretendohet nga opozita, dhe kjo vepër është gati për të përpunuar mbetjet e bashkive të qarkut të Fierit.