Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar zyrtarisht akuzat ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj dhe pronareve de fakto të inceneratoreve Mirel Mertiri e Klodian Zoto. Tre te pandehurit qe ndodhen ne arrati jane njohuar me akuzat permes avokateve te tyre këtë të enjte. Avokati Henrik Ligori u paraqit si përfaqësues i Ahmetajt teksa ky i fundit akuzohet për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe korrupsion në 6 episode.