33-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj me të cilin kishte kaluar më shumë se 11 vite bashkë, dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë. Ishte vetë autori i krimit, Kastriot Cenko i cili telefonoi ditën e djeshme policinë duke u thënë se ka vrarë Albën që prej së enjtes, dhe se trupin e ka fshehur në papafingon e banesës ku jetonin. Para efektivëve ai ka pretenduar se krimin e ka kryer pasi kishte dyshime se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë, dhe se e ka dëgjuar që të flasë në telefon.