“Yjet Shqiptarë të Diasporës”, talent show që ka si qëllim zbulimin e talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, nis transmetimin këtë të diel në ekranin e Top Channel. Moderatori Ilir Shaqiri, i ftuar në podcast-in “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, u shpreh se ka pasur qindra kërkesa, ndërsa zbuloi detaje nga spektakli, ku gjysmëfinalja dhe finalja do të bëjë bashkë konkurrentët në Top Channel.