SPAK mori në pyetje si deklarues ish presidentin Ilir Meta, i cili për mbi tre orë ka dhënë shpjegime për dosjen CEZ-DIA që vijon të jetë e hapur dhe të rrezikojë ish funksionarë të lartë. Por çështja 5 milionë euroshe në dëm të shtetit shqiptar deri më tani ka prodhuar vetëm një të dënuar si Kastriot Ismaili, i cili sakaq ka dorëzuar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për tu liruar.