Ish-Presidenti Ilir Meta humb një tjetër betejë me organet e drejtësisë për të fituar lirinë. Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e tij për shuarje e masës së sigurisë “arrest me burg”, me argumentin se janë shkelur afatet e paraburgimit. Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë e cilësoi të paarsyetuar vendimin e Apelit të GJKKO, duke shtuar se po krijohet një precedent i rrezikshëm për Metën.