Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka konfirmuar se është duke marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur nga shtetasi Ergys Agasi, i cili përmes mbrojtjes së tij ligjore ka kërkuar shqyrtimin e mosdhënies së dosjes hetimore. Ankesa, e depozituar dhe e regjistruar zyrtarisht më 19 janar 2026, është bërë publike më herët edhe nga avokati i Agasit, Maks Haxhia.