Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftoi nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, i cili morri vendim për të pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike duke zhbërë çdo strukturë aktuale në këtë parti. Vendimi për nisjen e hetimit është bërë pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.