Përherë të parë mjekët dhe drejtuesit e klubeve të kategorisë Superiore u njohën sot me agjencinë kombëtare antidoping dhe me problematikën që mund të kenë futbollistët me përdorimin e ilaçeve që konsiderohen doping. Kjo lloj problematike nuk ka qenë shume e njohur në futbollin tonë, deri përpara pak vitesh me mbrojtësin e Skënderbeut, një problematikë që u evidentua në pjesëmarrjen e skuadrës korçare në kupat e Evropës.