Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur një faqe të re zyrtare të qeverisë me synim uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë. Platforma, e quajtur TrumpRx.gov, u prezantua nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të frenuar çmimet e larta të ilaçeve në tregun amerikan.