Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar 16 persona në kryeqytet për kontrabandë ilaçesh me vlerë rreth 50000€. Gazetarja Anila Hoxha mëson se mes personave të arrestuar ka farmacistë dhe furnizues. Ata kanë rënë në “rrjetën” e Prokurorisë pas përgjimeve. Të arrestuar janë: Devis Beqiri, 39 vjeç, Gentian Beqiri, 45 vjeç, Erjon Bajramaj, 35 vjeç, Dinë Thaqi, 40 vjeç, Ermal Merdani, 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.